Futboll

đ‘”đ’–đ’‰đ’Šđ’–: Pres cilĂ«si nĂ« fushĂ« dhe adrenalinĂ« nĂ« tribina

đ‘”đ’–đ’‰đ’Šđ’–: Pres kualitet nĂ« fushĂ« dhe adrenalinĂ« nĂ« tribina

𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀 zhvillon ndeshjen e mbetur, atĂ« tĂ« xhiros sĂ« tretĂ« ndaj 𝐅𝐂 đđ«đąđŹđĄđ­đąđ§đš, nesĂ«r me fillim nga ora 𝟏𝟗:𝟎𝟎 nĂ« stadiumin “Fadil Vokrri” nĂ« PrishtinĂ«. PĂ«r kĂ«tĂ« ndeshje nĂ« konferencĂ« u paraqitĂ«n kryetrajneri, 𝑹𝒓𝒅𝒊𝒂𝒏 đ‘”đ’–đ’‰đ’Šđ’– dhe futbollisti, đ‘č𝒓𝒐𝒏 đ‘©đ’“đ’đ’‹đ’‚, tĂ« cilĂ«t folĂ«n pĂ«r pĂ«rgatitjet dhe pritshmĂ«ritĂ«.

Trajneri ynĂ«, 𝑹𝒓𝒅𝒊𝒂𝒏 đ‘”đ’–đ’‰đ’Šđ’– theksoi se DRITA Ă«shtĂ« kompakte, ndĂ«rsa nesĂ«r pritet tĂ« zhvillohet ndeshje e madhe.

“Kemi njĂ« ndeshje, e cila gjithmonĂ« sjell interesim tĂ« madh te tifozĂ«t dhe pĂ«r kĂ«tĂ« pres qĂ« stadiumi tĂ« jetĂ« i mbushur. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« mundĂ«si e artĂ« pĂ«r futbollistĂ«t tanĂ« pĂ«r tĂ« shprehur vlerat e tyre, por edhe pĂ«r tĂ« parĂ« vlerĂ«n e kampionatit qĂ« vazhdimisht po rritet. KundĂ«rshtari mendoj qĂ« ka futbollistĂ« cilĂ«sorĂ«, duke mos harruar qĂ« edhe skuadra jonĂ« ka potencial. Motivi tek skuadra Ă«shtĂ« i lartĂ«, djemtĂ« mezi presin tĂ« dalin nĂ« fushĂ« dhe tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« ndeshje tĂ« madhe”, theksoi đ‘”đ’–đ’‰đ’Šđ’–.

NdĂ«rkaq, đ‘č𝒓𝒐𝒏 đ‘©đ’“đ’đ’‹đ’‚ njoftoi se atmosfera nĂ« grup Ă«shtĂ« e mirĂ« dhe motivi nuk mungon.

“Atmosfera nĂ« kĂ«tĂ« moment Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht shumĂ« e mirĂ« mes lojtarĂ«ve dhe nĂ« klub, sepse sigurisht kur fiton edhe atmosfera bĂ«het mĂ« e mirĂ«. Besoj se edhe nĂ« ndeshjet e ardhshme duhet tĂ« futemi me vetĂ«besim tĂ« madh, sepse kemi zhvilluar ndeshje mjaft tĂ« mira nĂ« kĂ«tĂ« fillim tĂ« kampionatit. Kjo duhet tĂ« na na motivoi nĂ« ndeshjet qĂ« do vijnĂ«. Kjo duhet tĂ« na ndihmoj qĂ« ndeshjet e ardhshme t’i marrim me qetĂ«si dhe tĂ« arrijmĂ« maksimumin”, ka thĂ«nĂ« đ‘©đ’“đ’đ’‹đ’‚.

Trajneri đ‘”đ’–đ’‰đ’Šđ’– vlerĂ«soi lartĂ« mbĂ«shtetjen e vazhdueshme tĂ« tifozĂ«ve tanĂ«, pĂ«r tĂ« cilĂ«t DRITA do e bĂ«jĂ« maksimumin edhe nesĂ«r.

“IntelektualĂ«t” nuk lĂ«nĂ« asnjĂ« ndeshje, ata gjithmonĂ« janĂ« bashke me ne dhe nuk e diskutoj se do tĂ« jenĂ« nĂ« numĂ«r tĂ« madh edhe nesĂ«r mbrĂ«ma pĂ«r tĂ« na mbĂ«shtetur nĂ« maksimum. Besoj se po kĂ«naqen me performancĂ«n e djemve, sepse po luajnĂ« futboll cilĂ«sor dhe me shumĂ« gola. Uroj qĂ« nesĂ«r tĂ« bĂ«jmĂ« ndeshje tĂ« madhe dhe t’ia lĂ«mĂ« fushĂ«s, sepse futbolli nuk mund tĂ« parashikohet. Por, njĂ« gjĂ« e di se do tĂ« bĂ«jmĂ« maksimumin pĂ«r tĂ« marrĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«n”, ka thĂ«nĂ« đ‘”đ’–đ’‰đ’Šđ’–.

PĂ«r tifozĂ«t foli edhe futbollisti ynĂ«, đ‘č𝒓𝒐𝒏 đ‘©đ’“đ’đ’‹đ’‚, duke theksuar se “çdo moment kur “IntelektualĂ«t” janĂ« nĂ« stadium Ă«shtĂ« njĂ« motiv shtesĂ«, rrit adrenalinĂ«n dhe na shtyn qĂ« tĂ« japim mĂ« shumĂ« nga vetja. Shpresoj qĂ« nesĂ«r tĂ« jenĂ« nĂ« numĂ«r tĂ« madh qĂ« tĂ« na pĂ«rkrahin e tĂ« arrijmĂ« synimin kryesor, fitoren”, ka pĂ«rfunduar đ‘©đ’“đ’đ’‹đ’‚.

NdĂ«r tĂ« tjera, trajneri potencoi se si skuadĂ«r FC DRITA gjithmonĂ« synon vazhdimĂ«sinĂ« e rezultateve pozitive dhe “gjithmonĂ« futemi me bindje tĂ« plotĂ« dhe entuziasĂ«m, momentin qĂ« ke kĂ«to dyja me vete nuk diskutohet qĂ« edhe do tĂ« arrihet edhe qĂ«llimi”, pĂ«rfundoi đ‘”đ’–đ’‰đ’Šđ’–.

Konferencë e plotë mund ta ndiqni në profiling zyrtar të klubit, https://fb.watch/fOHBBRAt9i/

Ndeshja e mbetur nĂ« kuadĂ«r tĂ« xhiros sĂ« tretĂ«, 𝐅𝐂 đđ«đąđŹđĄđ­đąđ§đš – 𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀 zhvillohet nesĂ«r, ora 𝟏𝟗:𝟎𝟎 nĂ« stadiumin “Fadil Vokrri” nĂ« PrishtinĂ«.

You Might Also Like