Futboll

Gjilani e pret Malishevën, Drita i shkon Fushë Kosovës

Këtë të shtunë dy ekipet ekipet nga qyteti i ynë, Gjilani dhe Drita i zhvillojnë ndeshjet e tyre në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në Futboll.

Kështu Gjilani që ende nuk di për fitore, në fushë të vet do të përballet me Malishevën, qëë për momentin është lidere në Superligën e Kosovës në Futboll. Ekipi i Malishevës, nga katër ndeshje që ka luajtur deri më tashti ka fituar nëntë pikë dhe mban pozitën e parë falë goldallimit më të mirë që e ka ndaj Ballkanit. Gjilani është i parafundit në tabelë me vetëm një pikë të fituar, nga tri ndeshje sa ka zhvilluar deri më tashti.

Po këtë të shtunë, por në Fushë Kosovë do të zhvillohet ballafaqimi tejet interesant ndërmjet Fushë Kosovës dhe Dritës. Fushë Kosova për momentin është e fundit në tabelë pa asnjë pikë të fituar nga tri ndeshje, derisa Drita është në pozitën e pestë me pesë pikë nga tri ndeshje të zhvilluara. Ballafaqimet nisin në ora 15./kryelaj

Gjilani e pret Malishevën, Drita i shkon Fushë Kosovës

Këtë të shtunë dy ekipet ekipet nga qyteti i ynë, Gjilani dhe Drita i zhvillojnë ndeshjet e tyre në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në Futboll.

Kështu Gjilani që ende nuk di për fitore, në fushë të vet do të përballet me Malishevën, qëë për momentin është lidere në Superligën e Kosovës në Futboll. Ekipi i Malishevës, nga katër ndeshje që ka luajtur deri më tashti ka fituar nëntë pikë dhe mban pozitën e parë falë goldallimit më të mirë që e ka ndaj Ballkanit. Gjilani është i parafundit në tabelë me vetëm një pikë të fituar, nga tri ndeshje sa ka zhvilluar deri më tashti.

Po këtë të shtunë, por në Fushë Kosovë do të zhvillohet ballafaqimi tejet interesant ndërmjet Fushë Kosovës dhe Dritës. Fushë Kosova për momentin është e fundit në tabelë pa asnjë pikë të fituar nga tri ndeshje, derisa Drita është në pozitën e pestë me pesë pikë nga tri ndeshje të zhvilluara. Ballafaqimet nisin në ora 15./kryelajmi.com/.

mi.com/.

You Might Also Like