Futboll

Batatina: E merituam së paku një pikë

Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit

“E merituam të paktën barazimin. Skuadra luftoi shumë, pavarësisht se zhvilluam 120 minuta në kuadër të kupës dhe ndoshta ishim pak të lodhur. Krijuam raste, goditëm edhe shtyllën, por fati nuk ishte në anën tonë. Futbollsitët u tërhoqën në pjesën e dytë të lojës, megjithëse nuk ishim dakorduar ashtu në dhomat e zhveshjes. Marrë në përgjithësi mendoj se rezultati real i kësaj ndeshje do të ishte një barazim”, deklaroi Batatina për “Art Sport”.

Më pas tekniku llapjan foli edhe për objektivin kryesor të “Legjendave” në pranverë

“Objektivi ynë kryesor është Kupa e Kosovës”, deklaroi shkurtimisht Batatina.

You Might Also Like