Betim Maliqi, karateist i Klubit të Karatesë Katana nga Gjilan ka marrë medaljen e bronztë në Kupën Botërore për të rinj që është mbajtur në Umag të Kroacisë. Maliqi, ka garuar në kategorinë deri në 68 kilogramë dhe ka patur paraqitje të shkëlqyera në këtë garë të madhe ndërkombëtare.
Një gjë të tillë e ka pohuar edhe trajneri i tij Agron Tosuni, që ka shtuar se në kategorinë e Betim Maliqit ka patur një konkurrencë shumë të madhe, ku morën pjesë 120 garues.
Ky nuk është suksesi i vetëm i Betim Maliqit, i cili kishte marrë pjesë edhe në vitin e kaluar në një garë të tillë, kur kishte arritur që të stoliset me medaljen e argjendtë.