Kamenicë

Dardanapress mbajti tryezën: “Diskutimi në mes të grupeve të komuniteteve jo shumicë me institucionet komunale”

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur tryezën lidhur me diskutimin në mes të grupeve të komuniteteve jo shumicë me institucionet komunale.

Qëllimi i organizimit të tryezës ishte rritja e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve dhe institucioneve komunale përmes diskutimit të problemeve dhe sfidave që ballafaqohen qytetarët e Komunitetit Rom.

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve në tryezën e organizuar kanë shpreh shqetësimet, sfidat dhe mendimet e tyre lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve të komunitetit Rom në proceset e vendimmarrjes për avancimin e të drejtave të komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës.

Si rekomandime kryesore të dala nga tryeza janë: Të drejtat në shkollim, rritja e punësimit të komunitetit Rom në institucionet komunale, organizimi i kurseve për aftësime profesionale, zgjidhja e problemeve sociale, regjistrimi i qytetareve Rom në regjistrat civil dhe lëshimi i dokumenteve personale, mirëmbajta e ambientit ku jetojnë komuniteti Rom, etj.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë: Përfaqësues të institucioneve komunale, zyrtarja për të drejtat e njeriut, zyrtarja për barazi gjinore, përfaqësues të OJQ-së rome ”Luludi”, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve.

You Might Also Like