OPINION

Deputetët e Gjilanit, pa gojë e pa marre

Shkruan: Rexhep Kadriu

Para tre dite në mënyrë klandestine e pas mesit të natës, pa përfillë procedurat dhe pa fije turpi, deputetët nga Gjilani, të Levizjes Vetëvendosje (VV), dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ngritën dorën pro një projekt-buxheti i cili e injoron komunën e Gjilanit, qytetarët e së cilës i dhanë besimin për përfaqësim këtyre deputetëve. Dorën në zemër, nuk më befasojnë deputetët axhami nga radhët e VV-së, sepse edhe ashtu nuk e kanë guximin të flasin një fjalë të vetme nga strukturat e partisë në nivel vendi, madje nuk dinë e as nuk kanë përvojë fare në përfaqësim, por çuditem që për të satën herë deputetët nga radhët e LDK-së, me përjashtim te deputetes Valentina Bunjaku, nuk reagojnë në ndarjen e pa drejtë të buxhetit dhe injorimit që i bëhet Gjilanit. Madje, në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, kemi anëtarë që vijnë nga Gjilani, komision ky i cili harton buxhetin vjetor të shtetit. Do të duhej ta kishin parasysh se buxheti i propozuar ka qenë në koordinim të plotë me komunën, dhe i propozuar nga ana ime në cilësin e zëvendësministrit, si buxhet real karshi kërkesave të qytetarëve. Për fatin e keq, po vërtetohet ajo që kemi thënë nga dita e parë se qeveria Kurti është mashtrim, dhe nuk ka si të quhet ndryshe kur e dijmë se të dyja partitë morën mbi 30 mijë vota në Gjilan, gjithnjë duke i maahtruar për kauza të cilat tanimë rezultuan mashtrime dhe të rrejshme. Sikur ju kemi thënë se nuk do të ketë edhe një qeveri tjetër si qeveria Haradinaj, e cila kishte rikthyer pas 20 vitesh vëmendjen kah Gjilani duke i sjell këtu për dy vite rreth 170 milionë euro projekte të cilat e shndërruan Gjilanin në qendër moderne. Propozimet tona të parapara për vitin 2020, dhe të mbështetura në projeksionet buxhetore, u hjekën nga buxheti dhe Gjilani mbetet vetëm me ato projekte të qeverisë Haradinaj që janë në implementim. Nga qeveria Kurti, kemi një projekt të ri, shuma e të cilit është më tepër fyerje për Gjilanin. Për ta argumentuar këtë që thamë më lartë, po i prezantojë projektet e Gjilanit të cilat janë eliminuar nga qeveria Kurti, gjegjësisht, qeveria e Mashtrimit dhe abuzimit me besimin qytetarë: 1. Ndërtimi i rrugës “Adem Jashari” dhe “Zija Shemsiu”. Vlera e projektit 450 mijë Euro. 2. Zgjerimi i rrugës rajonale Vali Ranch – Ropotovë – Crep. Vlera e projektit 700 mijë Euro 3. Nërtimi i rrugës Burincë dhe Lipovicë. Vlera e projektit 420 mijë Euro. 4. Ndërtimi i rrugëve në Cërrnicë. Vlera e projektit 190 mijë Euro. 5. Asfaltimi i rrugës Cërrnicë – Kravaricë – Vrapqiq te fabrika “Frutomania”. Vlera e projektit 6 milionë e 500 mijë Euro. 6. Rruga Stanishor – Gjilan. Vlera e projektit 2 milionë e 200 mijë Euro. 7. Ndërtimi i rrugës trabzit ( Unaza e Jashtme e qytetit). Vlera e projektit 4 milionë Euro. 8. Rrugët në Pasjak. Vlera e projektit 250 mijë Euro. 9. Hyrja në fshatin Kufcë. Vlera e projektit 80 mijë Euro. Poashtu, zvogëlimi i buxhetit për Autostradën Prishtinë – Gjilan, i propozuar nga ne prej 35 milionë euro, ndërsa i aprovuar nga ministri Abdixhiku prej 15 milionë euro, dmth i përgjysmuar, dhe ndërprerja e procedurave të prokurimit për vazhdimin e kësaj Autostrade. Ministri Abdixhiku e bdali edhe projektin e shtratit të lumit në Zhegër dhe Përlepnicë, projekte këto të propozuara nga ana jonë dhe i projektuar për buxhetin e ri. Gjithashtu, janë të pamjaftueshme edhe mjetet e ndara për përfundimin e Lumit “Mirusha”. Të dashur qytetarë të Gjilanit, Është e pakuptimtë që të vazhdojmë tutje të presim disponimin e deputetëve tanë për tu bërë të gjallë në Kuvendin e Republikës. Gjilani dhe qytetarët tanë nuk kanë kohë të presin pafundësisht. Nuk duhet të tolerojmë të injorohemi, dhe të keqpërdoremi vazhdimisht përmes votës. Jemi konsideruar gjithmonë hambarë votash, sepse sipas tyre, vetëm votat i kemi të mira, jo edhe kërkesat tona që ne vlerësojmë se janë të drejta. Do të bëjmë përpjekje që mos të lejojmë të ndalen projektet e filluara e ato të propozuara, sepse njëherë në 20 vjet ndodhën investimet, edhe këto duan të na ndalin. Nuk kanë me ia dalë, nëse ne jemi bashkë dhe këmbëngulës për realizimin e kërkesave tona legjitime.

You Might Also Like