Futboll

Dështojnë Vllaznia e Vitia, nesër luhet derbi i komunës së Kamenicës

Dy ekipet e komunës së Vitisë, Vllaznia e Pozharanit dhe Vitia kanë dështuar këtë të mërkurë, duke humbur me rezultat identik 2:0.

Vitia, që luajti si mysafire e Flamurtarit në Prishtinë, ka pësuar humbje me rezultat 2:0.

Ngjashëm ka pësuar edhe Vllaznia e Pozharanit në fushë të vet, por ndaj Ramiz Sadikut të Prishtinës. Është ky një start i dobët për ekipet vitiase në Ligën e Parë të Kosovës në Futboll.

Më mirë kanë nisur kampionatin ekipet e komunës së Kamenicës, Dardana dhe Kika e Hogoshtit. Pikërisht këto dy ekipe do të përballen nesër në derbin e kësaj komune.

Ndeshja do të luhet në fushën me bari sintetik në Gjilan dhe do të nis në ora 15.

 

GRUPI B

KEK-u – Ulpiana 0:1

2 Korriku – Ferizaj 1:0

Flamurtari – Vitia 2:0

Vllaznia – Ramiz Sadiku 0:2

Kika – Dardana (zhvillohet nesër)

You Might Also Like