Sportet me dorë

Diaspora e bënë KH Zhegra me minibus

Udhëtimi për klubet kosovare është sfidë në vete, kurse një klub nuk ka palestër dhe edhe në ushtrime duhet të udhëtojë, atëherë ky problem shtohet edhe më tepër. Klubi I Hendbollit Zhegra, tash e sa vite ushtron në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, edhe ndeshjet I zhvillon aty dhe gati çdoherë janë udhëtarë.

Ky problem duket se është tejkaluar këtë fillim kampionati, ngase KH Zhegra është bërë me minibus të vetin edhe atë falë mërgimtarëve zhegranë, që punojnë jashtë vendit.

Në një njoftim të KH Zhegra është thënë:

Njera nder problemet ka qene padyshim transporti i lojtareve per ushtrime dhe zhvillim te ndeshjeve, por kjo ka marre fund fale diaspores te cilet kane siguruar nje mini bus per KH Zhegren.
Tani KH Zhegra eshte pajisur me nje mini bus komfort dhe me kapacitet te mjaftueshem andaj kryesia dhe lojtaret e KH Zhegres i falenderojne perzemerisht ata qe kontribuan dhe vazhdojne te ndihmojne Zhegren.

You Might Also Like