Sportet me dorë

Reprezentuesja e Shqipërisë Klonarda Nezaj në KV Drita

Ekipit të Dritës i bashkëngjitet lojtarja e spikatur shqiptare, qendra e mirënjohur e Kombëtares Klonarda Nezaj.

Nezaj karrierën e saj e filloi në Shqipëri në moshën 13- vjeçare pikërisht te KS Tirana për të vazhduar në shumë ekipe shqiptare me një ecuri te shkëlqyer duke fituar 7 tituj Kampioni dhe po ashtu edhe 7 kupa të Shqipërisë dhe duke qenë për shumë vite lojtare titullare në Kombëtaren e Shqipërisë, ku lirisht mund te thuhet se Narda është një nga qendrat më të mira që ka pasur Shqipëria ndonjëherë.

Klonarda Nezaj e lindur me 1988 me një eksperiencë të madhe vjen këtë vit në Kosovë, duke veshur fanellën e Dritës për të vetmin qellim që të ndihmojë Dritën drejt qëllimit që ka.

Karriera e Narda Nezaj:

2005-2009 SK Tirana Volley

2009-2010 Hagerstoën CC

2010-2011 Minatori Rrëshen

2011-2013 SK Tirana Volley

2013-2015 Barleti Volley

2015-2016 SK Tirana Volley

2017-2018 Partizani Volley

2018-2019 Mirdita Volley

2019-2021 Partizani Volley

2022 KV DRITA, Gjilan.

You Might Also Like