Futboll

Dienit Isufi i riu që shënoi golin e parë si lojtar i ekipit të parë të FC Drita

Futbollisti i Dritës, Dienit Isufi sot ka zhvilluar ndeshjen e tretë me klubin e parë, ku edhe shënoi golin e parë për FC DRITA.
Dienit Isufi u paraqit në ndeshje për 45 minuta, duke treguar formë të mirë dhe shënuar golin e parë si futbollist profesionist.
Dieniti është produkt i Shkollës së Futbollit DRITA, i cili me sukses kaloi të gjitha grupmoshat dhe falë talentit të tij këtë vit nënshkroi marrëveshje profesionale me klubin bardh e kaltës.
FC DRITA i dëshiron shumë suksese Dienitit në karrierën e mëtutjeshme.

You Might Also Like