Gjilan

Drejt finalizimit të punimeve në infrastrukturën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit vazhdojnë punimet në infrastrukturë, të cilat janë në fazën e finalizimit.
Aktualisht, janë duke u realizuar projekte të rëndësishme infrastrukturore, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe krijimin e një ambienti më funksional për pacientët, stafin shëndetësor dhe të gjithë qytetarët që marrin shërbime në spital.
Këto projekte do të mundësojnë zgjerimin dhe përmirësimin e hapësirave të shërbimeve, shtimin e kapaciteteve për parkim, lehtësimin e qarkullimit të pacientëve dhe automjeteve, si dhe funksionalizimin më efikas të hyrje-daljeve në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Afrim Cana, theksoi se investimet në infrastrukturë janë një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të vazhdueshëm të spitalit dhe përmirësimit të kushteve për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
Bashkëpunimi ynë me SHSKUK-në është në nivelin më të lartë të bashkëpunimit, mbështetja institucionale dhe angazhimi i përbashkët në realizimin e projekteve në interes të pacientëve dhe sistemit shëndetësor po konkretizohet me rezultate të mira.
Për këtë bashkëpunim dhe për mbështetjen e vazhdueshme, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të veçantë për Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së, z. Elvir Azizi, për gatishmërinë, përkushtimin dhe bashkëpunimin korrekt institucional.
Investimet në infrastrukturë janë pjesë e vizionit tonë për një spital më funksional, më të qasshëm dhe me kushte më të mira për pacientët dhe punonjësit shëndetësorë, ku përmes këtyre projekteve synojmë të krijojmë një ambient të mirë dhe të përshtatshëm për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

You Might Also Like