Gjilan

Nesër ora e parë mësimore të jetë orë përkushtuese për UÇK

Të nderuar drejtues të shkollave!

Të nderuar mësimdhënës!

Nesër, më 16.09.2026 pritet të jepet vendimi nga Gjykata Speciale në Hagë për krerët e UÇK, dhe të gjithë ne besojmë në aktvendimin lirues; besojmë se drejtësia do të triumfojë dhe krerët e U Ç K do të kthehen në atdheun e tyre. Ne, të gjithë kemi besuar në luftën e drejtë të UÇK, në pastërtinë e saj dhe heroizmin e saj. Ne kemi besuar në lirinë, drejtësinë e demokracinë, vlera këto europerëndimore, prandaj presim e besojmë në aktvendim lirues nesër; presim e besojmë drejtësinë, duke refuzuar padrejtësinë dhe barazimin e viktimës me agresorin. UÇK ishte vlera më e madhe, më e shenjtë që lindi nga populli ynë, prandaj, të nderuar drejtor shkollash e mësimdhënës, kërkojmë që nesër ora e parë mësimore të jetë orë përkushtuese për UÇK, lavdinë dhe rëndësinë e saj për të gjithë shqiptarët.

Me nderime;

Jeton Rexhepi, drejtor në DKA – Gjilan.

You Might Also Like