Komunikacion

Drejtim i mjetit nën ndikim të alkoolit

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë në pikët të kontrollit të automjeteve ka ndalur një automjet me targa vendore. Gjatë kontrollit të dokumenteve është dyshuar se vozitësi mund të jetë nën ndikim të alkoolit. Të njëjtit pasi që i është matur alkooli me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 1.28 promile.
Zyrtarët policor ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej nëntë (9) muaj.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë

You Might Also Like