Futboll

Gjilani e nis me barazim

Gjilani ka vazhduar me lojërat e vjeshtës, duke mos shënuar në pjesën e parë e duke u ngjallur në pjesën e dytë, një gjë e  tillë ndodhi edhe në ndeshjen me Drenicën që është luajtur në Stadiumin “Bajram  Aliu” në Skenderaj.

Të parët kanë shënuar lojtarët e Drenicës, që fituan një penalti, pasi gjyqtari u desh të bindet edhe nga sistemi VAR.

I pagabueshëm nga 11 metra ishte Kreshnik Uka, i cili qëlloi këndin e epërm të djathtë të Enea Koliqit, i cili në këtë rast gaboi anën.

Gjilani u mundua shumë për të arritur deri te goli i barazimit, i cili erdhi në minutën 71. Shend Kelmendi pak minuta pasi kishte zëvendësuar brazilianin Cale, ia doli që me një gjuajtje përtokë nga 16 metra të qëlloj këndin e poshtëm të djathtë të portierit Smakiqi.

Për Drenicën  u vështirësuan punët në minutën 77, kas rishikimit në VAR, Fatlum Gashi ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Gerhard Prognit. Me gjithë epërsinë në fushë Gjilani nuk ia doli të shfrytëzojë epërsinë në fushë, andaj ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë Drenica – Gjilani 1:1.

You Might Also Like