Ka përfunduar sezoni vjeshtore e Edicionit 2023/2024 të Lidhjes Rajonale e Futbollit të Gjilanit, në Grupin A dhe atë B.
Kështu në Grupin A, pas tetë xhirove të zhvilluara, tabelës i prinë Drita, e cila ka shënuar shtatë fitore dhe një barazim, duke tubuar 22 pikë me një goldallim 39:6. Ajo pasohet nga Arbëria që ka tubuar 18 pikë, derisa e treta është Galaksia me 11 pikë.
Në Grupin B vendin e parë mbanë Dardania-10, ekip ky që në tetë ndeshje ka shënuar tetë fitore me një goldallim prej 50:9. Vendin e dytë e arriti Gjilani me 18 pikë, derisa i treti ishte Shkëndija me 15 pikë./kryelajmi.com/.