Sportet me dorë

Drita – Skenderaj, ajka e kampionatit

 

Kryendeshja e volejbollit ndërmjet Dritës dhe Skenderajt do të luhet këtë të shtunë në Plestrën e Sporteve në Gjilan. Drita, që me fitore ndaj Kastriotit në Ferizaj  ka marrë kreun e tabelës, mëton që edhe sonte të shënojë fitore, me qëllim që deri në fund të kampionatit të mbetet e para dhe të nis garat e play-offit nga pozita e parë. Edhe Skenderaj ka bërë llogaritë e veta, andaj pritet një ndeshje tejet interesante dhe e paqartë deri në fund.

Lorik Ilazi, kryetrajner i Dritës premton angazhim të pashoq dhe ka ftuar shikuesit që në numër të madh të jenë në palestër. Ai ka premtuar spektakël në këtë ndeshje, që është shumë e vlefshme për të dyja ekipet.

Skenderaj e kishte mposhtur Dritën në gjysmëfinale të Kupës në ndeshjen që ishte zhvilluar në Mitrovicë, por Drita që sivjet pati ndryshime në ekip sa për shkak të largimit të disa lojtareve, shkaku i disa lëndimeve dhe përforcimeve të reja, tashti ka rikthyer disa lojtare në përbërjen e saj dhe pret që sërish të jetë ajo e vjetra.

Ndeshja do të nis në ora 19 në Palestrën e Sporteve në Gjilan.

You Might Also Like