Sportet me dorë

Mexhit Devaja me krenari kujton Kongresin historik në Budapest,  kur Kosova u pranua në Federatën Evropiane të Hendbollit

Data 18 dhjetor 2004 është historike për hendbollin dhe shtetin e Kosovës, pasi para 19 vitesh, sporti i Hendbollit i udhëhequr nga kryetari Mexhit Devaja ishte pranuar në Federatën Evropiane të Hendbollit, në Kongresin e mbajtur në Budapest të Hungarisë.

Hendbolli i Kosovës ishte formuar në vitin 1948 si hendboll i madh, ndërsa hendbolli i tanishëm apo i vogël është formuar në vitin 1950. Më pas në 1953 ishin sjellë edhe 6 topa dhe nga atëherë hendbolli i Kosovës filloi të lulëzojë duke u formuar shumë klube hendbollistike. Me 18 dhjetor të vitit 2004 u desh që hendbolli plot pas gjysmë shekulli ta fiton identitetin e saj në arenën ndërkombëtare. Gjatë këtyre viteve garat u zhvilluan më shumë peripeci, por arsimtari i Matematikës, Mexhit Devaja, një njeri me vizion shumëdimensional filloi të lobojë për pavarësimin e hendbollit, për të arritur që në Kongresin e madh e historik me 18 dhjetor 2004 ku pranohet FHK në EHF-së.
Njeriu, i cili me tërë potencialin e tij takoi burrështetas e kryetar të Federatave Evropiane – të cilat janë të panumërta, ishte ish-kryetari i FHK, Mexhit Devaja. Devaja, i cili edhe pse kishte probleme shëndetësore nuk u ndal në asnjë moment dhe pikërisht me 18 dhjetor 2004 në kongresin e jashtëzakonshëm të EHF-së që u mbajt në sallën e kongreseve të Hotel “Helia” në Budapest të Hungarisë, arrin që ta realizon ëndrrën e tij dhe të shumë dashamirëve të hendbollit që Federata e Hendbollit të Kosovës të pranohet në Federatën Evropiane të Hendbollit.

Pas plotë 19 vitesh, ish-kryetari, Mexhit Devaja, kujton me shumë nostalgji momentin e pranimit të FHK-së. “Ishim të përgatitur për këtë kongres. Kishim marrë shumë përkrahje nga gjithë Evropa  dhe kishim një simpati të veçantë tek të gjitha Federatat Evropiane, ishin emocione të vështira, na parafytyrohej gjithçka – sakrifica gjysmë shekullore, lufta, viktimat, heronjtë, populli i Kosovës, familjet tona, ilegaliteti i hendbollistëve tanë për 10 vite – pra, gjithçka valëvitej në mendjen tonë dhe në një moment thash –“ Nëse nuk pranohet FHK në këtë kongres, trupin tim mundeni ta gjeni në Danubin e Hungarisë. Por, në fund me 20 vota për, 10 abstenime dhe 6 kundër – FHK pranohet në EHF, ato ishin momente kulminante të jetës sime, pasi po përfundonte një padrejtësi gjysmë shekullore”, kujton me nostalgji ish-kryetari i FHK-së, Mexhit Devaja. Devaja me shumë respekt kujton të gjithë ata që kontribuuan për këtë ditë të shenjtë të hendbollit të Kosovës. “Nga zemra ju jam mirënjohës të gjitha atyre që më kanë mbështetur në mënyra të ndryshme. Ju jam mirënjohës kryetarëve të Federatave të cilët i hapën të gjitha rrugët e pranimit, por njëri ndër më të veçantit është Kryetari e miku im i hendbollit botëror, Hasan Mustafa, i cili ishte një urë e veçantë që na hapi shtigjet evropiane e botërore, po ashtu meritë të veçant kishte edhe Tor Lian kryetar i EHF-së.

Ju jam mirënjohës stafit tim të Federatës, edhe ata bën një punë kolosale e në veçanti sekretarin gjeneral të FHK Izet Xhinovci, i cili ishte dora ime e djathtë – një njeri me shumë vlera.

Këtë përvjetorë ia urojë të gjithë hendbollistëve e hendbollistëve e popullit të Kosovës”, ka thënë ish-njeriu i parë i FHK-së. Mexhit Devaja.

Sot, Federata e Hendbollit të Kosovës bënë gara në të gjitha nivelet evropiane si ekipore po ashtu edhe Kombëtarja e Kosovës . Ish-kryetari i FHK, Mexhit Devaja sot me anëtarët e familjes po shijon ditët e pensionimit me një shëndet shumë të mirë, ndërsa shteti i Kosovës e qyteti i Gjilanit do të mburret për jetë me veprën e kontributin e tij.

You Might Also Like