Libri

DY NOVELAT E SAZAN GOLIKUT SHËNOJNË HAPJEN E SIVJEME TË “VJESHTËS LETRARE.. “

 

Shkrimtari vlonjat, Pandeli Koçi, i cili shkruan nën emrin letrar Sazan Goliku, përmes dy novelave të tij, që u botuan këtyre ditëve në Kosovë, gëzoi priivilegjin që të hap këtë vit, veprimtaritë letrare të ediicionit të njëmbëdhjetë të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”.
Janë novelat e titulluara ZJARR dhe KËRKIMI, nga më shumë se dyzet vepra tjera letrare të këtij autori që nesër në njërën nga sallat e Bibliotekës së re të Gjilanit paraqiten para krijuesve dhe artdashësve të pranishëm, me një numër të lejuar dhe me distancë të pashmangshme, shkaku i pandemisë botërore Covid – 19.
Për këto dy novela do të flasin emra të shquar të letërsisë dhe kritikës letrare si: Anton Nikë Berisha, Agim Gjakova, Ibrahim Kadriu, Nexhat Rexha e Sherafedin Kadriu.
I pranishëm do të jetë dhe autori i këtyre dy novelave, Sazan Goliku, i cili është dhe njëri nga njohësit më të mirë të letërsisë shqipe që u krijua ndër vite, këtu në Kosovë..
“Vjeshta letrare e Gjilanit, nga nesër e deri më 19 dhjetor 2020, do t’i zhvillojë dhe katër veprimtari të tjera letrare dhe bashkëorganizatorët, Ars Clubi “Beqir Musliu” e Biblioteka e Qytetit “Fan S.Noli” presin një interesim dhe bashkëpunim të suksesshëm të krijuesve dhe artdashësve në afirmimin, vlerësimin dhe shpërfaqjen e vlerave të reja të krijuara dhe botuara gjatë këtij viti e më herët.

You Might Also Like