Viti

E duan kyçjen në autostradë

Është mbajtur sot seanca e Kuvendit Komunal të Vitisë, ku janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës që ishin paraparë për këtë mbledhje të pestë të radhës, ndër të cilat u diskutua rreth propozim vendimit për formimin e komisionit për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane. Por fillimisht, kryesuesi I Kuvendit Naim Pira, njoftoi këshilltarët për mbledhjen e kolegjiumit të Asambleve komunale, ku është shqyrtuar edhe kërkesa e këshilltarëve të komunave të Kosovës rreth mëditjeve. Gjithashtu, ai bëri të ditur edhe konfirmimin e vendimeve të Kuvendit konform ligjeve në fuqi, nga ana e MAPL-së.

Në seancën e sotme, u diskutua edhe propozim vendimi për formimin e komiteteve konsultative, ndërkohë u dhanë një informatë mbi përgatitjen për mirëmbajtjen e rrugëve lokale të Komunës së Vitisë për sezonin verore, nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi, si dhe një informatë, mbi punën e komiteteve funksionale për fillim vitin 2018.

Mirëpo, grupi I këshilltarëve të VV-së, ka lëshuar seancën e sotme në mënyrë demonstrative, me arsyetimin se janë anashkaluar në seancën e fundit kërkesat për pyetje në pikën e rendit të fundit:” Të ndryshme”. Sipas tyre, seanca e kaluar konsiderohet si e ndërprerë dhe jo e përfunduar, pasi që grupi I këshilltarëve të këtij subjekti kishin pyetje për drejtorët e drejtorive.

E lidhur me këtë shqetësim, kryesuesi I Kuvendit Naim Pira ,theksoi se ai udhëheqë me mbledhjen bazuar në rregulloren e Kuvendit dhe ka theksuar se në bazë të kësaj rregullore, çdo këshilltar mund ta marrë fjalën më së shumti 2 herë gjatë séances dhe të parashtrojë pyetje në kohëzgjatje prej 1 minute.

E te paknaqur me kete përgjegje që morrën nga kryesuesi Naim Pira kshilltarët komunaal të Vetëvendosjes në mynyrë demosnstrative kanë lëshuar seancës ende pa u miratuar rendi I ditës.Kuvendi Komunal i Vitisë në seancën e sotme ka debatuar për shumë çështje, ndër to ka qenë edhe kërkesa e Vitisë për kyçjen e saj në Autostradën “Arbën Xhaferi”.

Këshilltari komunal nga AAK Vehbi Rama duke folur për këtë temë ka thënë se duhet sa më shpejtë të jetë e mundur të organizohet protestë për këtë qëllim, ndërsa Taulant Haxhiu nga PDK ka thënë se protesta duhet të organizohet në ditën e inaugurimit të segmentit Bibaj – Doganaj, meqë të gjithë krerët shtetërorë dhe mediat janë të pranishme në atë ngjarje.

Edhe Samet Idrizi nga PDK ka përkrahur idenë e një proteste, ndërsa nënkryetari i Komunës së Vitisë Hasan Aliu tha se prioritet është rruga institucionale, për të cilën ai dhe pushteti komunal janë duke e bërë të pamundurën për arritjen e këtij qëllimi. Ndërkohë ditëve të fundit është

duke qarkulluar një ide se protesta duhet të organizohet në Gërlicë brenda autoudhës (ku edhe duhet të bëhet kyçja) duke e bllokuar për disa minuta segmentin Bibaj – Doganaj, meqë edhe mediat qendrore do të jenë të pranishme në ditën e inaugurimit të këtij segmenti. Aziz Zuka

You Might Also Like