Libri

Elina Hajrullahu, Tuana Ajzavaj, Valdete Salihu dhe Haqife Rahimaj shpallen lexuesit e vitit në Bibliotekën e Gjilanit

16 shkurt 2019 –  Elina Hajrullahu, Tuana Ajzavaj, Valdete Salihu dhe Haqife Rahimaj janë shpallur sot lexueset e vitit 2018 në Bibliotekën e Qytetit, të cilat kryetari Lutfi Haziri i ka nderuar me mirënjohje në kuadër të shënimit të 11-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Mirënjohjet në emër të kryetarit ua ka dhënë sot zyrtarisht kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi Emini, e cila tha se këto vajza janë shembulli më i mirë se si duhet të punohet për t’u formuar intelektualisht.

Drejtori i Bibliotekës së Qytetit, Qazim Azizi, pasi i ka uruar lexueset e vitit për mirënjohjet, ka  njoftuar se gjatë vitit 2018 mbi 38 mijë lexues kanë huazuar libra, mbi 78 mijë përdorues të sallave të leximit.

Përndryshe, vitin e kaluar Biblioteka e Qytetit ka  shënuar 80-vjetorin e themelimit të saj.

You Might Also Like