Pas një punë shumëvjeçare në arsim, është pensionuar profesoresha e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Besa Berisha – Klaiqi.
Ajo së fundi ishte duke punuar në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini” në Gjilan.
Besa Klaiqi, Shkollën Fillore e kishte përfunduar në Gjilan, ish – “Vuk Karaxhiq” tashti “Thimi Mitko”, derisa shkollën e mesme e mbaroi në Gjimnazin “Zenel Hajdini”. Kishte studiuar Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe në Universitetin e Prishtinës dhe pasi ka mbaruar studimet, fillimisht ka punuatr në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Asllan Elezi” në Gjilan, më pas në Shkollën e Mesme Teknike “Mehmet Isai” dhe prej aty ka kaluar në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini”, ku edhe është pensionuar.
Për punën e saj, ajo disa herë ishte shpërblyer si mësimdhënëse e dalluar.
Duke i uruar datëlindjen dhe njëkohësisht pensionimin, koleget e saja në facebook kanë shkruar se ajo do t’i mungojë kolektivit, por edhe se ka premtuar se do t’i vizitojë çdo ditë.
“Do të mbetesh simbol i një gruaje të fortë, të dashur dhe gjithmonë e hareshme dhe me humor të këndshëm. Në kolektivin tonë do të vërehet boshllëk i madh, e sidomos pushimet e gjata me të qeshura pafund nga batutat tua!”, kanë shkruar koleget e saja, të cilat por edhe i tërë kolektivi i Gjimnazit Shoqëror “Zenel Hajdini” dhe të tjerëve nga Gjimnazi Shoqëror “Xhavit Ahmeti” do të përshëndeten me kolegen e tyre sonte në një takim përshëndetës që do të mbahet në Vali Ranch.