Ekonomi

Fabrika e llaqeve dhe ngjyrave “Tonex” storie e suksesit  

Fabrika e llaqeve dhe ngjyrave “Tonex”, e udhëhequr nga vëllezërit Driton e Përparim Muja, është fabrikë e së ardhmës me prodhim vendor, duke pushtuar tërë tregun Kosovarë e poashtu edhe jashtë kufive të shtetit të Kosovës. 

 Vëllezërit Driton e Përparim Muja nga Bresalci i Gjilanit, kulturën e arsimimit e atdhetarizmit e kishin trasheguar nga prindi i tyre, ish-arsimtari e aktivisti i madh i çështjes shqiptare, Elez Muja, i cili gjerë në momentet e fundit të jetës së tij në asnjë moment nuk u ndal për të mirën e nxënësve e popullit të tij. 

Dritoni ka të kryer Fakultetin e Inxhinjerisë të Komunikacionit, ndërsa Përparimi ka përfunduar Fakultetin Menaxhment-Ekonomi.  

Këta dy tani po japin një kontributë të jashtëzakonshëm me biznesin e tyre – Fabrikën e llaqeve e ngjyrave “Tonex”, duke u dëshmuar me prodhimin e tyre tejet cilësorë. 

Dy vëllezërit Muja me veprimtarinë e tyre filluan në vitin 2019, dhe tani e pesë vjet kanë arritur që blerësit e tyre të jenë tejet të kënaqur për cilësinë e prodhimeve të tyre. 

“Ne me prodhimtari kemi filluar në vitin 2019 dhe gjerë më tani kemi bërë një përvojë mjaft të mirë me klientët tanë. 

Në fabrikën tonë kemi makinat më bashkëkohore të cilat egzistojnë dhe kanë një kapacitet të madhë të prodhimit të cilin shpresojmë ta rrisim edhe më shumë,  pasi blerësit tanë janë të kompanive të mëdha të ndërtimit dhe deri më tani jemi shumë krenar që nuk kemi pasur as më të voglin problem”, theksojnë vëllëzrit Muja 

Se sa janë kualitative llaqet dhe ngjyrat në fabrikën “Tonex”, dëshmon siguria dhe kualiteti në të cilën prodhohen. 

“Lëndën e parë e marrim nga Gllama, ndërsa adetivin me kualitetet më të larta e importojmë nga shteti i Gjermanisë dhe kryesisht gjysmën e prodhimit e dedikojmë jashtë kufive të Kosovës.  

Nga këto prodhime kemi të bëjmë me ngjitës keramike, ngjitës për stiropor, beton kontakt e prodhime tjera të kualitetit të dëshmuar tek blersëit të cilët janë tejet të kënaqur me cilësinë të cilën e ofrojmë “, shprehen vëllezërit Driton e Përparim Muja. 

Vëllezërit Muja nuk do të ndalën me kaq, ata tani kanë hapur në kuadër të kësaj fabrike mobileri, me makinat më bashkohore për prodhimin e mobileve, kuzhinave e gjërave tjera të mobilerisë. 

Në fabrikën “Tonex” mbretëron cilësia, profesionalizmi e efikasiteti në punë sipas standardeve më bashkohore . 

“Do të mundohemi që me të gjitha kapacitetet tona profesionale mos ti zhgënjejmë blerësit tanë, por gjithmonë do të jemi ata që do t’ju plotësojmë kërkesat e tyre me kualitetin tonë të cilin tani vetëm e kemi dëshmuar kudo që jemi paraqitur me produktet tona”. 

Shteti i Kosovës e qyteti i Gjilanit duhet të jenë krenar që në mesin e tyre kanë një fabrikë të cilësisë së lartë siq është “Tonex”. 

You Might Also Like