Ekonomi

Pilot Bike nga Gjilani merr pjesë në Eurobike 2026

Kompania Albimi SHPK nga Gjilani, përmes brendit Pilot Bike, mori pjesë në panairin ndërkombëtar Eurobike 2026 në Frankfurt të Gjermanisë.

Gjatë panairit, Pilot Bike prezantoi prodhimet e saj, përfshirë biçikleta dhe e-bike si dhe kapacitetet prodhuese nga Kosova. Kompania njofton se gjatë pjesëmarrjes ka realizuar shumë kontakte me partnerë ndërkombëtarë dhe ka arritur marrëveshje të reja eksporti në shtete ku deri më tani nuk ka qenë prezente.

Sipas Ibrahim Krivaqës, udhëheqës i kësaj kompanie të suksesshme jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë, kjo pjesëmarrje vlerësohet si hap i rëndësishëm për promovimin e prodhimit vendor, rritjen e eksportit dhe zgjerimin e brendit Pilot Bike në tregjet evropiane. /kryelajmi.com/.

Ibrahim Krivaqa,

You Might Also Like