Viti

Falë mërgimtarit Naim Ramiqi dhe aktivistit pozharanas Orhan Alidemes së shpejti do të zgjidhet problemi i mirëmbajtjes së varrezave në Pozharan

Me vite të tëra pozharanasit i ka përcjell problem i mirëmbajtjes së varrezave të këtij lokaliteti më të madhe të komunës së Vitisë. Varrezat e këtij lokaliteti shtrihen në dy ngastra atë të varrezat e vjetra dhe kjo e dyta që gjendet në oborrin e xhamisë. Së shpejti ky problem do të zgjidhet për një periudhë fillimit të gjatë ë pastaj mbase  edhe do të zgjidhet përherë.

Ka pasur iniciativa të herahershme por ato punë kryheshin për disa ditë por tani sipas të gjitha gjasave ky problem do të zgjidhet shumë shpejt dhe në mënyrë të duhur dhe atë fal një angazhimi që është duke bërë mërgimtari pozharanas Naim Ramiqi nga Zvicra  e atë është duke e mbështetur pa rezervë edhe aktivisti i këtij lokaliteti Orhan Alidema i cili njihet si punëtor që angazhohet në mënyrë vetanake  dhe vullnetare në mbrojtjen e ambientit.

Siç na tha ky i fundit deri më tash është arrit që të kontaktohet dhe kontraktohet në kompani e cila do të kryen punët e mirëmbajtjes së varrezave dhe është arritur ujdia dhe kontrata do të nënshkruhet së shpejti dhe do të vërtetohet te noteri me që rast edhe do të publikohet edhe shuma e mjeteve mujore që do ti paguhet kësaj kompanie e fjala është për kompaninë “YLLI”.

Orhan Alidema thekson nevojën që qytetarët të jenë pjesë e këtij aksioni duke participauar me mjete vullnetare kush sa mundet. Sipas tij ,varrezat në Pozharan me vite janë në gjendje të mjerueshme dhe kjo po i qet hije të keqe qytezës sonë, sepse përkujdesja ndaj varrezave ku prehen më të dashurit tanë është obligim ndaj tyre.

Orhan Alidema, krejt në fund thotë se qytetarët pozharanas për informata më të hollësishme mund t’i drejtohen Naim Ramiqit në këtë numër të telefonit:41794493589 si dhe Orhan Alidemes në këtë numër të telefonit:044 194 -460. Aziz Zuka

You Might Also Like