Sportet me dorë

KH Drita në gjendje të vështirë

KH Drita tani e një kohë të gjatë është “buzë greminës” por në momentet e fundit disa dashamirë të hendbollit i kanë dalur në ndihmë këtij klubi për të mbijetuar , një gjë e tillë kishte ndodhur edhe para disa viteve kur gjithçka ishte rrënuar dhe pa shpresë për të mbijetuar Arsim Halimi me disa bashkëpunëtorë të tij arrijnë ta rikthejnë klubin në binar sa për të mos u shuar.

Kjo kryesi e klubit me shumë sukses edhe pse në kushte tejet të vështira, arrinë të mobilizon disa hendbollist dhe në Ligën e Parë të hendbollit të Kosovës KH Drita të arrijë nga 14 ndeshje të zhvilluara po aq fitore, të shpallet kampion dhe të rikthehet në mënyrë triumfale në Suprligën e Kosovës.

“Klubin e kemi pranuar me bashkëpunëtorë në gjendje të mjerueshme por falë disiplinës, vullnetit dhe dëshirës për të mbijetuar kemi arritur të shpallemi kampion, dhe të rikthehemi në Superligë të Kosovës, por kushtet kanë qenë tepër të vështira sidomos ato financiare por lavdata për këtë sukses kanë hendbollistët e gjithë stafi menagjues i klubit, të cilët nuk kursyen asgjë për të mirën e hendbollit” ka theksuar fillimisht kryetari i KH Drita Arsim Halimi.

Kryetari Halimi ka bërë të ditur në prag të fillimit të garave të Superligës, për KH Drita janë vështirësi të mëdha para saj dhe do të jetë shumë vështirë ti përballojnë

“Vullneti është maksimal si tek hendbollistët poashtu edhe tek stafi, jemi në prag të fillimit të kampionatit në konton e klubit kemi Zero euro nuk e dimë se si do tja fillojmë, ky klub është i qytetit, këta fëmijë që djersitin fanellën janë të këtij qyteti, ne jemi për ti frymëzuar në frymën sportive këta djelmosha, ne nuk kemi kurrfarë interesi ne jemi për të mirën e klubit e hendbollit, por gjerë më tani as nuk na ka vizituar askush, e as nuk na ka ndihmuar askush, asnjë afarist.

Komuna e Gjilanit na ka ndihmuar sa për sy e faqe, ndërsa këtë vit ende nuk kemi asnjë ndihmë, ne jemi para aktit të kryer, si mundesh të luash në Superligë pa asnjë cent kjo nuk do koment, ndërsa Komuna e Gjilanit njëherë të vetmen nuk na ka vizituar apo t`i qane hallet me ne për këtë gjendje të klubit, ju lutem llogaritne 20 ndeshje me 15 hendbollist së paku i zhvillojmë për një kampionat, sa shpenzime bëhen për të bërë gara akomodimi, ndeshjet, udhëtimet, stërvitjet, fanellat, veshmbathjet, ushqimi e shumë
gjëra tjera elementare, por në fund e gjithë përgjegjësia do t`i bie Komunës së Gjilanit e afaristëve të Komunës ne jemi duke punuar vullnetarisht për hirë të hendbollit dhe rinisë për ti mos i lënë në rrugë këta sportist shembullor” thotë i zhgënjyer kryetari i KH Drita Arsim Halimi.

Edhe trajneri Shkëlzen Bajrami i cili në mënyrë vullnetare ka marrë timonin e kësaj skuadre, për të shpëtuar këtë klub nga ma e keqja thekson se gjendja është alarmante
“Vullnetarisht e kam marrë skuadrën ta përgatisë për Superligë pa asnjë kompensim, dëshira ime është që mos të shuhet ky klub me traditë,ta rikthejmë namin që ka pasur dikur KH Drita, por kjo çka po ndodhë me klubin është e tmerrshme, ne as ujë të mjaftueshëm nuk kemi, e leje gjërat tjera që i nevojitet një klubi të Superligës, kemi hendbollistë të talentuar me moshë të re por edhe ata dalëngadalë po na ikin nga klubi, duke e parë se në çfarë gjendje jemi. Jemi në prag të fillimit të kampionatit nëse nuk na ndihmon Komuna e cila është obligative të na ndihmon dhe afaristët e ndryshëm të qytetit ka shumë gjasa të mos fillojmë, pasi që nuk mundemi ta përballojmë një ligë çfarë është Superliga, uroj që në momentet e fundit kur nuk është bërë vonë të na dilet me ndihmë për hirë të hendbollit e për hirë të rinisë”

Zyrtarët e KH Drita së bashku me hendbollistët e saj bëjnë apel që të ju dilet në ndihmë në të kundërtën hendbollit Gjilanas i cili ka një traditë plot 65 vite do ti vihet një njollë e zezë nga ata që po e anashkalojnë këtë klub me traditë, i cili këtij vendi i dha emra të mëdhej të hendbollit ku krenohemi edhe pas 65 vitesh.

You Might Also Like