OPINION

Fehmi Sylejmani: Gjilani luajti mirë, duhet kujdes në ndeshjen e kthimit

Fehmi Sylejmani

Fitorja e SC Gjilani ka gëzuar pa masë tifozët e tyre besnikë Skifterët, të cilët një gjë të tillë e kanë shijuar për herë të parë në historikun e tyre, kurse edhe njohësit e futbollit kanë pëlqyer lojën e ekipit kuq e bardhë.

Si gjithnjë, njohësi i futbollit, ish-gazetari dhe analisti Fehmi Sylejmani ka komentuar ndeshjen e SC Gjilani dhe me fjalë të zgjedhura dhe me sugjerime për ndeshjen e radhës.

Ja çfarë ka shkruar ai:

“Fitore e rëndësishme dhe shpresëdhënëse e Gjilanit, në sfidën e parë në arenën ndërkombëtare. Ndonëse me rezultat minimal, Gjilani bëri paraqitje të mirë, me angazhim dhe përkushtim maksimal dhe dëshirë këmbëngulëse për fitore. Ajo që u vërejt hapur Gjilani, tashmë ka një trajner serioz, të dëshmuar dhe me përvojë, një lojë të përgjegjshme, teksa në këtë ndeshje disa pika nuk funksionuan siç duhet, mirëpo ka kohë për përmirësim dhe komponim të duhur të ekipit.

Shpresojmë që në ndeshjen e kthimit të mos ketë rezultat negativ!”

You Might Also Like