Futboll

Ferizaj – Gjilani, këto janë përbërjet

Ferizaj dhe Gjilani do të përballen në kuadër të xhiros së 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pritet një takim shumë interesant në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, pasi dy skuadrat janë duke kaluar nëpër një krizë të rezultateve.

Ferizaj nuk di për fitore në tre sfidat e fundit duke barazuar në një dhe duke humbur dy të tjera.

Në anën tjetër Gjilani ka katër sfida pa fitore, ku ka barazuar në një dhe ka pësuar tre humbje radhazi.

Tanimë dy skuadrat kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë duel shumë të rëndësishëm.

Formacionet zyrtare:

Ferizaj: Rexhepi, Cakolli, Hyseni, Bardhi, Emini, Ramadani, Onana, Sadriu, Fazliu,Sefa, Panadic.

Gjilani: Koliçi, Beqja, Jashari, Islami, Prekazi, Krivanjeva, Ramadani, Dabiqaj, Cale, Zeka, Solomon.

You Might Also Like