Gjilan

Festoni me dinjitet!

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjilanit, ka apeluar qytetarët e saj që të kenë kujdes të shtuar sa i përket kremtimit të festave të fundvitit rreth përdorimit të fishekzjarreve, duke kërkuar që ndezja e tyre të bëhet larg fëmijëve.

Fatmirësisht, këto vitet e fundit nuk ka pasur lëndime serioze nga fishekzjarret dhe Komuna e Gjilanit kërkon nga qytetarët e saj që të vazhdojnë të festojnë me dinjitet.

Gjithashtu, Komuna e Gjilanit u sygjeron qytetarëve që ta shtojnë kujdesin në komunikacion, veçanërisht në kohën e fluksit, pasi tashmë kanë ardhur për pushime krenaria jonë kombëtare, bashkatdhetarët, duke iu dëshiruar pushime të këndshme në familjet e tyre.

You Might Also Like