Futboll

Fitore e madhe e Dritës në Suharekë, Ballkani mposhtet në shtëpi pas 2 viteve!

Pas më shumë se dy viteve pa humbje në shtëpi, Ballkani është mposhtur sot nga Drita në Suharekë. Para humbjes së sotme, humbja e fundit e Balkanit në shtëpi daton në nëntor të vitit 2022.

Takimin e sotëm Drita e fitoi me rezultat 2-3 (Sunday Adentunji 64’, Raddy Ovouka (AG) 90+2’ / Almir Ajzeraj 22’, Blerim Krasniqi 72’, Arb Manaj 82’).

Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Almir Ajzeraj në minutën e 22’, për t’ia dhënë Dritës epërsinë. Asistues te ky gol ishte Albert Dabiqaj, lojtari më i mirë i stinorit vjeshtor në Superligë.

Gjatë pjesës së parë, edhe Kastriot Selmani e gjeti rrjetën, por ky gol i gjilanasve u anulua për shkak të pozitës jashtë loje. Më vonë gjatë pjesës së dytë, edhe Veton Tusha i Dritës pa një gol të anuluar për shkak të pozitës jashtë loje.

Barazimi vendas erdhi në minutën e 64’, kur sulmuesi Sunday Adetunji shënoi për 1-1, por gëzimi suharekas zgjati pak.

Fillimisht Blerim Krasniqi (asistues Arb Manaj) 72’, e pastaj Arb Manaj 82’ shënuan nga një herë secili për fitoren e madhe të Dritës.

Në anën tjetër, suharekasit arritën që përmes një autogoli të Raddy Ovoukas në kohën shtesë ta ngushtonin rezultatin në 2-3, por për një rikthim potencial ishte vonë dhe ndeshja u mbyll me fitoren e Dritës.

Fitorja e shënuar sot e forcon Dritën edhe më tej në krye të tabelës, ndërkohë që tashmë e ka lënë Ballkanin plot 8 pikë prapa saj!

You Might Also Like