Futboll

Fundi i ndeshjes sërish fatal për Gjilanin

Pak para mbylljes së ndeshjes Gjilani kishte një rast fenomenal për të kaluar në epërsi dhe nuk kaloi as një minutë nga kjo huqje e madhe e Vllaznim Jasharit dhe në anën tjetër llapjanët ia dolën të shënojnë. Krejt kjo ngjarje ndodhi në minutën 86 të ndeshjes, kur Gjilani pësoi gol, atëherë kur nuk do të duhej të pësonte.

Është kjo hera e dytë që mbrojtjen e Gjilanit po e lëshon në koncentrimi në minutat e fundit. Në një lojë të barabartë, Gjilani pa të drejtë ka pësuar humbje dhe ekipit bardh e kuq nuk i mjaftuan as gjashtë minuta shtesë që eventualisht t’a barazojë rezultatin.

Në fund Llapi – Gjilani 1:0 me golin e shënuar nga Florim Bërbatovci në minutën 86.

You Might Also Like