KRONIKË E ZEZË

Gjatë një jave u arrestuan 12 persona

Statistika për periudhën kohore nga data 24.03.2023 deri më 30.03.2023
Gjilan, 31 mars 2023
Incidente——————————————————— 29
Persona të arrestuar ——————————————– 12
Aksidente trafiku me lëndime ——————————– 11
Aksidente trafiku me dëme materiale pa lëndime ——– 12
Tiketa ———————————————————– 1327
Dokumente të konfiskuara———————————— 27
Policia e Kosovës me ligjëratë vetëdijësuese në shkolla kundër dukurive negative
Gjilan, 28 mars 2023
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën e implementimit të planit operacional ,,Siguria në shkolla’’ ka realizuar një ligjëratë vetëdijësuese kundër dukurive negative në shkollat e komunës së Gjilanit me temë ,,Dhuna ndaj bashkëmoshatarëve’’ dhe ,,Delikuenca e të miturve’’. Ligjërata është realizuar në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës, këshillin e nxënësve dhe këshillin e prindërve.
Ligjërata është realizuar me nxënës të klasave VIII dhe IX të cilët përpos marrjes së njohurive rreth këtyre dukurive negative, kanë qenë të inkuadruar në bashkëbisedim për mundësinë e ndikimit në parandalim të këtyre dukurive.
Në këtë ligjëratë ka prezantuar edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit Z. Alban Hyseni i cili e ka vlerësuar shumë të dobishëm këtë aktivitet të Policisë së Kosovës për nxënësit dhe njëkohësisht ka pranuar dhe u është përgjigjur shumë pyetjeve të nxënësve për bashkëpunimin ndërinstitucional në mes të Policisë së Kosovës në Gjilan dhe komunës së Gjilanit në ngritjen e sigurisë së përgjithshme.
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan do të vazhdoj edhe më tej me ligjërata vetëdijësuese me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë në ambientet shkollore.
Aksident trafiku
Gjilan, 29 mars 2023
Me datën 29.03.2023 rreth orës 07:08 një njësit policor në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan tek udhëkryqi i fshatit Ponesh me automjet zyrtar të Policisë së Kosovës është përfshirë në një vetë aksident trafiku.
Hetues policor të aksidenteve nga njësiti rajonal i komunikacionit rrugor në Gjilan kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Në bazë të hetimeve të para dyshohet se deri tek vetë aksidenti ka ardhur si pasojë e kushteve të rrugës me ngrica të shkaktuara nga një rrjedhje e ujit në atë pjesë.
Me këtë rast lëndime trupore nuk ka pësuar askush vetëm janë shkaktuar dëme materiale ne automjet.
Posedim i substancave narkotike
Gjilan, 29 mars 2023
Me datën 29.03.2023 rreth orës 21:30 njësiti patrullues nga stacioni policor Viti ka ndalur dy vetura, me tabela vendore, gjatë kontrollit tek dy persona të cilët kanë qenë në vetura, meshkuj kosovar shqiptar kanë gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë dhe dy grindere cila ka rezultuar pozitiv me peshë 0.129 gram.
Të dyshuarit pas arrestimit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar ,,Posedim i substancave narkotike’’ dhe rasti me kallëzim penal ndaj të dyshuarve do të dorëzohet në Prokurorinë Themelore.

You Might Also Like