Gjilani ka shënuar pesë gola në pjesën e parë dhe një në të dytën, për të kaluar pengesën e quajtur 2 Korriku në garën për Kupë. Edhe dikur Gjilani e 2 Korriku ishin përballur për Kupë, bile edhe në finale, por tashti gjërat kanë ndryshuar, ngase dallimi në cilësi është tejet i madh. Në fund, Gjilani ka ngadhënjyer me rezultat 6:1 dhe vazhdon ëndrrën e mëtejme për Kupë.
Ndeshja nisi shumë mirë për vendasit, që kanë shënuar që në minutën 9 të ndeshjes. Gerhard Progni ka shërbyer mirë Hajdarin, i cili nga afërsia ia doli të shënojë.
Nuk ka vonuar shumë dhe mysafirët kanë barazuar në minutën 20. Arbnor Shala, me një gjuajtje nga largësia rreth 19 metra, ka qëlluar këndin e epërm të majtë të portës vendase për të barazuar rezultatin në 1:1.
Vendasit janë kundërpërgjigjur shumë shpejtë nëpërmjet kroatit Bushiq në minutën 35, i cili me urti dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë. Fundi i pjesës së parë ishte fatal për lojtarët e 2 Korrikut, ngase pak minuta më pas ata pranuan golin e katërt, ku sërish ishte shënues Bushiq, që kësaj radhe e pati edhe më lehtë, ngase nga vija e portës u desh që vetëm ta shtyj topin në rrjetë. E në minutën e fundit të pjesës së parë, Progni shfrytëzoi gabimin e portierit Bislimi, të cilit topi i rrëshqiti nga dora dhe atë nga afërsia e futi në rrjetë.
Në pjesën e dytë Gjilani nuk u mundua shumë dhe arriti të shënojë vetëm edhe një herë edhe atë në minutën 65 nëpërmjet Qëndrim Dautajt për rezultatin final 6:1.
Gjilani: Ruçi, Kastrati, Veliu, Kqiku, Ferreira, Keita Aziz, Dautaj, Jonuzi, Progni, Hajdari, Busiç. Kryetrajner: Gentjan Mezani
2 Korriku: Bislimi, Rama, Salihu, J.Stublla, A.Stublla, Uruqi, Sejdiu, Shala, Baholli, Aliu, Statovci. Kryetrajner: Naim Kodraliu