Futboll

Gjilani bëri hapin e madh, mposhti Prishtinën vendase

Gjilani ka patur një paraqitje më të mirë,  pati topin në pronësi më shumë dhe rrezikoi nëpërmjet Jaroviq, por pa ia dalë që të shënojë, kurse krejt në fund të pjesës së parë Prishtina ka rrezikuar dy herë, por ishte portieri Bllaca, që ishte më i suksesshëm.

Pjesëloja e dytë nisi me dy raste të dyshimta për Gjilanin. Së pari Gjilani shënoi gol, të cilit pas matjeve milimetrike sistemi VAR gjeti se ishte pozitë jashtë loje Bilallit, kurse një minutë më pas Marc Oliver i Prishtinës luajti me dorë, por ky rast kontestues as që u shikua.

Në minutën 55, Jaroviq nga një pozitë shumë e mirë gjuajti me kokë, por topi shkoi jashtë portës.

Mirëpo  ky dominim u shpagua në minutën 57, kur pas një harkimi nga këndi, Heriq dërgoi topin në anën e kundërt, ku ishte Kushtrim Shabani,  i cili gjuajti me kokë dhe dërgoi topin nën tërthorëse për rezultatin 0:1.

Gjilani pas golit të shënuar menjëherë u tërhoq në mbrojtje dhe pas një aksioni të gjatë në minutën 61, Prishtina ia doli që të barazojë, kur pas një harkimi nga e majta, Uka bukur gjeti  Limanin, i cili gjuajti me urti në këndin e poshtëm të portierit Bllaca.

Një gabim i mbrojtësve të Gjilanit ka mundur t’u kushtojë, por gjuajtjen e Gallapenit nga afërsia e priti portieri Bllaca.

Në minutën 71 Qëndrim Ismajli ka shënuar golin më të bukur të sezonit me një gjuajtje nga mbi 25 dhe ka qëlluar këndin e epërm të portës së Ardit Nikës për 1:2.

Në kohën shtesë, në minnutën 90+3, kur Prishtina e tëra ishte hedhur në sulm, Gji9lani organizoi një kundërsulm të shpejtë,ku fillimisht me një  gjuajtje me  të majtën Jaroviq qëlloi shtyllën e topi u dëbua deri te Bilalli që e futi topin në portën e zbraztë për rezultatin 1:3./kryelajmi.com/.

You Might Also Like