Futboll

SC Gjilani njofton zyrtarisht se ka përfunduar bashkëpunimin me futbollistin Redon Ismaili

Redon Ismaili është futbolllist i Partizanit të Tiranës,  gjë për të cilën kryelajmi.com i ka njoftuar lexuesit me kohë. Tashti së fundi, SC Gjilani ka dalë me një komunikatë zyrtare, duke bërë me dije se kanë përfunduar bashkëpunimin me futbollistin Redon Ismaili.
Ja komunikata e plotë e SC Gjilani:
Sport Club Gjilani njofton që ka përfunduar bashkëpunimin me futbollistin Redon Ismaili.
Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme tani e një kohë të gjatë dhe dëshirës për të vijuar bashkëpunimin edhe për shumë vite të tjera, futbollisti Ismaili ka vendosur që të marrë një rrugë të re për karrierën e tij futbollistike.
Sport Club Gjilani falenderon publikisht Ismailin për kontributin e dhënë gjatë viteve sa ishte pjesë e klubit dhe i uron shumë suksese në vazhdimësinë e tij.
Ismaili është futbollist i dalë nga akademia e klubit dhe njëherit ndër futbollistët e parë për të cilët u ishte ofruar kontrata profesionale nga ekipi i të rinjëve.
Kurse ja edhe komunikata zytare e KF Partizani:
Z𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄 𝐑𝐄𝐃𝐎𝐍 𝐈𝐒𝐌𝐀𝐈𝐋𝐈 𝐕𝐈𝐒𝐇𝐄𝐓 𝐈 𝐊𝐔𝐐
 Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Redon Ismailin. Mesfushori 21- vjeçar, i cili së fundmi ishte pjesë e Gjilanit, ka firmosur me kampionët një kontratë dyvjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Ismaili pjestar i përfaqësueses U-21 të Kosovës i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore që po zhvillohet në Antalia të Turqisë.
/kryelajmi.com/.

You Might Also Like