Gjilan

Gjilani me debat publik shënon Ditën Ndëkombëtare të ujit

Nën moton “Uji është jetë…”, sot në Gjilan me debat publik është shënuar Dita Ndërkombëtare e Ujit, nga ku është apeluar te qytetarët për një sjellje sa më të përgjegjshme ndaj këtij komponenti të pazëvendësueshëm jetësor në tokë.

Debatin e ka orhanizuar Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Hidromorava”, në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Gjilanit, ku ka marrë pjesë edhe kryesuesja Valentina Bunjaku-Rexhepi, është thënë se të gjithë duhet të jemi sa më të kujdesshëm në përdorimin e ujit, sepse rëndësia e tij është e barabartë me jetën tonë në këtë planet.

“Kuvendi i Komunës është gjithnjë në dispozicionin e mbështetjes së projekteve që kanë të bëjnë me ujin e pijes dhe ujërat e zeza. Kuvendi me shumicë votash ka aprovuar vendimin për kredi të buta me qëllim të investimit në projektet e rregullimit të lumenjve dhe ujërave të zeza. Njëjtë angazhimin tonë me prioritet e kemi vendosur edhe sa i përket ujit të pijes dhe shfrytëzimin racional të tij. Deri më tani bashkërisht kemi bërë investime shumë të mëdha në rrjetin e ujit në mënyrë që humbjet dhe keqpërdorimet të jenë minimale”, ka thënë ajo mes tjerash.

Muhamet Suliqi, drejtor i Kompanisë Rajonale të Ujit “Hidromorava”, ka nënvizuar nënvizuar faktin e patjetërsueshëm se uji është një burim i shenjtë dhe i shtrenjtë i jetës, prandaj edhe duhet ta kursejmë maksimalisht.

“Sa i përket Gjilanit, gjendja e furnizimit me ujë të pijes, tani për tani është e mirë, por duhet të mendohet për vitet e ardhshme, sepse me shtimin e numrit të banorëve, do të rriten edhe nevojat për ujë. Bashkërisht me menaxhmentin jemi duke punuar që gjendja në përgjithësi të jetë gjithnjë e më e mirë. Falë mbështetjes së Komunës së Gjilanit dhe Komunave të tjera, investimet janë fokusuar në furnizim më të mirë të qytetarëve me ujë të pijes. Gjendja është shumë më e mirë se secili vit i kaluar. Kështu do të vazhdohet edhe me programe e projekte të ndryshme falë mbështetjes së institucioneve lokale, nivelit qeveritar dhe mbështetjes së madhe që kemi marrë edhe nga donatorë të shumtë dhe investitorë të qeverive të ndryshme mike të Kosovës”, ka thënë Suliqi.

Për rëndësinë e ujit, cilësinë e tij, hulumtimet hidrologjike dhe resurset ujore në komunën e Gjilanit, kanë folur edhe pjesëmarrës të tjerë në këtë debat, duke u pajtuar se “uji është mrekullia më e madhe e këtij planeti”, prandaj jo rastësisht vendbanimet e para janë ngritur pranë burimeve të ujit.

You Might Also Like