Gjilan

Gjilani intensifikon mbikëqyrjet për projekteve madhore

Komuna e Gjilanit ka intensifikuar mbikëqyrjet në projektet të cilat janë duke u realizuar në qytet dhe fshatra, që përfshinë përgatitjet për zbatimin e projektit të kanalizimeve dhe ujërave të zeza, zgjerimit e rrugëve, Gjilan-Ferizaj e Gjilan-Prishtinë, banimin social, ndërtimin e pesë shtëpive dhe rehabilitimin e 25 të tjerave.

Kështu u bë e ditur sot në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të Komunës së Gjilan, e cila është udhëhequr nga kreu i Komunës, Lutfi Haziri.

Haziri tha se tashmë ekipet komunale po punojnë në terren edhe me kujdestari, në mënyrë që të përfundohen sipas afatit dhe planit dinamik.

Në këtë mbledhe u diskutua edhe për parapërgatitjet për mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal, përkatësisht për

buxhetin 2017, ku u vlerësua mbajtja e 12 dëgjimeve buxhetore, derisa është paralajmëruar edhe mbajtja e 10 takimeve publike në tetor në qytet dhe fshatra me qytetarët e komunës së Gjilanit.

Gjithashtu, në këtë mbledhje u dha informata se së shpejti pritet të nis ndërtimi i objektit të ri i shkollës fillore në fshatin Haxhaj, pasi që objekti aktual i shkollës është tejet i degraduar, ndërsa nxënësit do të zhvendosen në objekt alternativ në këtë fshat si zgjidhje e përkohshme.

“Nuk do të lejojmë që asnjë fëmije t’i rrezikohet jeta si pasojë e degradimit të objektit të kësaj shkolle”, ka thënë Haziri.

Lidhur me ngritjen e aktakuzës së fundit nga ana e prokurorisë, kryetari Haziri kërkoi që të mos politizohet rasti, duke nënvizuar se nuk kanë të drejtë partitë politike dhe askush të ndërhyjnë në organet e drejtësisë.

“Drejtësia le të flet për të gjithë ata që prokuroria ka pretendime për krim të organizuar dhe abuzim me detyrën. Deri atëherë, Komuna e Gjilanit do të punojë me masa të jashtëzakonshme dhe në përputhje vetëm me ligjin”, ka thënë Haziri, në fund të mbledhjes.

You Might Also Like