LAJME

Gjilani ka vazhduar edhe sot më pastrimin e ambientit

Gjilan, 17 shtator 2018 – Në Komunën e Gjilanit, punëtorët e drejtorisë së inspeksionit komunal, me operatorët ekonomik kanë larguar dy deponi ilegale të mbeturinave në rrugën Gjilan – Prishtinë.

Në dy lokacione, prej kohësh kishte mbeturina të ndryshme të grumbulluara ilegalisht e të cilat janë larguar nga ajo pjesë këtyre dy ditëve pas aksionit, duke falënderuar edhe operatorët privat, të cilët kanë kontribuar që kjo hapësirë të kthehet në gjendje normale.

Kjo pjesë dhe shumë të tjera tashmë do të jenë në kuadër të planit të veprimit për gjelbrimin e tyre dhe mbjelljen e drunjëve dekorativ.

Edhe punëtorët e kompanisë ekohigjiena, janë gjithnjë në terren për të krijuar ambient të pastër për qytetarët, duke u fokusuar krysisht në afërsi të shkollave, çerdheve dhe shtëpive të shëndetit, me qëllim të largimit të mbeturinave dhe krijimit të ambientit më të mirë për qytetarë.

Kryetari Haziri apelon te operatorët privat dhe te kompania “Ekohigjiena” që të jenë edhe më aktiv dh eta ndihmojnë aksionin me mundësitë që kanë në pastrimin e gjithë territorit të Gjilanit, duke mundësuar largimin më të shpejtë të mbeturinave dhe të gjitha deponive ilegale.

You Might Also Like