Futboll

Muharrem Jashari ka pësuar lezion të ligamentit të shkallës së dytë

Muli do të jetë jashtë ekipit për tre javë

Lojtari ynë, Muharrem Jashari ka pësuar një lëndim në ndeshjen hapëse të kampionatit përballë ish skuadrës së tij, KF Trepça ’89.

Në ekzaminimet e para doli që Muli ka pësuar frakturë dhe ka mbyllur sezonin vjeshtorë, por pas ekzaminimeve shtesë rezultoi që Muli ka pësuar lezion të ligamentit të shkallës së dytë që do ta mbajë jashtë fushës vetëm tre javë.

Klubi ynë i dëshiron shërim dhe kthim sa më të shpejt Mulit.

You Might Also Like