Futboll

Gjilani nis përgatitjet

Klubi i Futbollit Gjilani këtë të marte i ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror. Në stërvitjen e parë, ka pasur disa mungesa të arsyeshme, kurse pritet që nga nesër skuadra të jetë komplete.

Nga Gjilani deri më tashti janë paralajmëruar vetëm dy largime, Faton Maloku që ka kaluar në KF Feronikli dhe Dren Gashi, që është larguar përkohësisht në një huazim gjashtëmujor, kurse ardhje të reja për momentin nuk ka. Pritet që në ditët në vijim ekipi të jetë komplet, kurse pritet që të ketë edhe angazhime të reja.

Pas përfundimit të stinorit vjeshtor, Gjilani është pozicionuar në pozitën e gjashtë me 25 pikë të tubuara dhe pati 7 fitore, 4 barazime dhe 6 humbje me goldallim 14:11.

You Might Also Like