Futboll

Gjilani nuk diti të gjejë golin

Pa gola dhe pa fitues u mbyll dueli i luajtur sot mes Gjilanit dhe Dukagjinit në Gjilan, 0-0 pas 90 minutave.

Përkundër rasteve që u paraqiten për të dyja skuadrat gjatë ndeshjes, gola nuk pati dhe kështu skuadrat u detyruan t’i ndajnë pikët.

Pak para fundit të ndeshjes, Bujar Shabani i Dukagjinit u ndëshkua me karton të kuq, pas dy kartonëve të verdhë që i mori, por kjo nuk luajti rol në epilogun final të takimit. Me të verdhë u ndëshkua edhe Armend Dallku, kryetrajneri i Dukagjinit, pas ankesave për përjashtimin e Shabanit.

Për të dyja skuadrat ky ishte barazimi i dytë sivjet në ligë. Gjilani mbetet akoma i pamposhtur sivjet, kurse Dukagjini mbetet ende pa fitore.

Xhiron që vjen, Gjilani i shkon Prishtinës në kryeqytet, kurse Dukagjini i shkon Niklit në Drenas.

You Might Also Like