Futboll

Mbyllet pjesa e parë Drita – Drenica, rrjetat nuk preken

Me mbizotërim të plotë të FC Dritës është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Drita – Drenica, e cila ka përfunduar baras 0:0.

Drita krijoi më shumë dhe pati disa raste të mira shënimi nëpërmjet, sidomos ato nëpërmjet Liridon Balajt dhe belgut Beaten, por rrjeta e Drenicës mbeti e paprekur.

Nga Drita në pjesë të dytë pritet trysni edhe më e madhe, kurse Drenica që nuk pati asnjë rast të mirë shënimi më tepër po mundohet të ruajë portën e vet dhe së paku të nxjerr një barazim nga kjo ndeshje. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like