Gjilani ka zhvilluar duelin e fundit kontrollues para duelit të parë në stinorin pranveror ndaj Dritës, shkruan Gazetasheshi.com.
Kuqebardhët e Sadat Pajazitit u mposhtën minimalisht nga ekipi i Shkupit që bën gara në futbollin maqedonas me rezultat minimal 1-0.
Ndeshja filloi me matjen e forcave nga dyja skuadrat, por njëkohësisht duke pasur kujdes një javë para fillimit të sezonit pranverë.
Fillimisht Gjilani kishte dy raste të mira me një kundërsulm që e ndali portieri Azizi, ndërsa më pas shtylla ishte aleat i Shkupit.
![](http://www.gazetasheshi.com/wp-content/uploads/2019/02/51763945_2545121455714716_2127587216296247296_n.jpg)
Por minutat në vazhdim folën për Shkupin që luajti më shumë para portës Kaçiut, i cili me disa intervenime mbajti deri në fund rezultatin e fillimit të ndeshjes 0:0.
Në pjesën e dytë Shkupi kishte që nga fillimi kontrollin e topit dhe krijoi shumë raste përmes Sergios, Angellovit, Berat dhe Isenit.
![](http://www.gazetasheshi.com/wp-content/uploads/2019/02/51977423_2545120865714775_6134389106114822144_n.jpg)
Mirëpo në minutën e 54-të, nga gjuajtja e lirë kapiteni i skuadrës Muharem Bajrami dërgoi një goditje precize, të cilën portieri Kaçiu e përcolli si shikues.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fundin e ndeshjes, ndërkohë që dy trajnerët bënë ndërrime të shumta në formacion.
Ja si startuan dy ekipet.
FC Shkupi: Azizi, Bilali, Bajramim Ismaili, Risovski, Bradji (Marafa), Broja, Iseni, Sergio, Berat dhe Angelov.
SC Gjilani: Kaçiu, Kastrati, Lila, Halili, Magani, Kosumi, Lopes, Haxhibuliç, Nika, Hajdari, Asani
/Gazeta Sheshi/