Qemajl Mustafa
Gjilani, ujrat e zeza dhe premtimet e kota të LDK
PESHKU N’DETI E FERTERJA (TIGANI) N’ZJARR!
Ju, LDK e Gjilanit, me llafamanin kronik Lutfi Hazirin, sa zhurmën e keni bë qe 6 vite me “trajtimin” e ujërave të zeza të Gjilanit sa vështirë gjendet dikush nga banorët tanë me ju besue çkado që thoni tash e tutje rreth këtij projekti kaq të nevojshëm për qytetarët e komunës. Ndërsa jabanxhijtë kishin me mendue që ju tashmë këtë punë e keni bë “fet” sepse e kanë dëgjue komunën nëpër media tue u marë qe sa vite me këtë projekt “madhor” të saj.
Ju, binomi Luta e LDK, tashmë zëshëm dhe disa herë, e keni lansue në publik marrëveshjen me BERZH për financimin e këtij projekti rreth tridhjetë milionësh.
Keni thënë, kjo është punë e kryer dhe se pritet vetëm fillimi i ekzekutimit të këtij projekti aq domethënës për komunën.
Unë personalisht, nuk ju pata besue, sepse, e njoh mirë lehtësinë me të cilën ju i bëni këso “shërbime” të shpeshta dhe “egzotike” qytetarëve të Gjilanit. Çfarë të them me këtë rast përveç: Vaj halli për ne të gjithë që ju kemi në krye të komunës e sidomos, vaj halli për ata që kanë vrapue me ju pru në pushtet dhe ju kanë besue me votë.
Kurrë, bash kurrë nuk e keni meritue udhëheqjen e komunës. E shtetin, për fat të mirë, nuk e keni pasë as rastin me e udhëheqë sepse do të ishte larg më keq se që është. Thjesht, jeni të pa vullnet e të lodhtur me e udhëheqë një komunë të madhe e komplekse qysh është Gjilani.
Kjo zonja deputete e LDK (që don me u penzionue në kuvend me votat e qytetarëve të saj të papunësuar, të përbuzur e të lënë si mos më keq) qënka thirrë edhe në do deputetë të PDK nga Anamorava të cilët nuk paskan votue në kuvend.
Po ia kujtoj se PDK që nga Hani i Elezit e deri në Kamenicë nuk e ka asnjë deputet në parlamentin e Kosovës. E LVV po, i ka disa deputetë.
PDK e Anamoravës nuk e ka asnjë deputet sepse po e vuan barrën e haraqit nga e kaluara që ia vuri mbi supe asaj pikërisht politika e keqe e kokës së saj në Prishtinë. U dasht me e prishë PDK-në në Gjilan e Anamoravë për me e mbajtë gjallë Luten e LDK-në. Sa pazare të ulta e primitive janë bë në kurriz të degëve e të votuesve të komunave tona. “Menve zarar”! – thotë populli.
Të kthehemi në temë:
Ju, LDK, popullit duhet t’ja shpjegoni arsyet pse e keni mashtrue me deklarime të deritanishme të rreme dhe poashtu duhet t’ia thoni arsyet e vërteta pse opozita nuk e paska përkrahë një financim të tillë të BERZH-it për këtë projekt?!
Së pari, a janë plotësue kushtet formale e procefurale për me u diskutue dhe me u votue në kuvend?!. Një deputete e LVV paska thënë as që është qitë për me u votue?!
Ky financim, ndoshta ishte hua jo e mirë për komunën e për qeverinë?
Apo ndoshta komuna nuk i ka përmbushë standardet e huamarrjes që ndeshen me borxhin publik dhe me aftësinë e saj për kthim të huasë?!
Apo kemi të bëjmë me luftë të pastër idiotike politike qysh dijmë ta bëjmë ne edhe kur janë interesat e mëdha të shtetit e kombit në pyetje?!
Këto dilema duhet të marin përgjigje të qartë para publikut përndryshe edhe më tej mbeteni që të mbijetoni nga zanati i juaj i moçëm dhe kryesor e që është prodhimi me bollëk i mjegullës, përmes llafeve të kota, përmes punës së paktë e shkel e shko dhe përmes sjelljes meskine çfarë e shohim qe 20 vite me radhë. Me ndonjë përjashtim fare të rrallë!.