Komuna e Gjilanit vazhdon me fazën e tretë të themelimit të këshillave të lagjeve në vendbanimet urbane në përbërje të shtatë anëtarëve, projekt ky i cili po implementohet në bashkëpunim me organizatën “Agro-Eko”.
Komuna e Gjilanit fton qytetarët që t’i kontribuojnë procesit, përmes të cilit do t’i shërbej forcimit të demokracisë dhe koordinimit me institucionet lokale në adresim të çështjeve në interes jetik për funksionimin e lagjeve dhe fshatrave.
Me qëllim të gjithëpërfshirjes, inkurajohen gratë dhe të rinjtë e interesuar që të jenë pjesë e aktiviteteve dhe inkuadrimit në këshilla të lagjeve dhe fshatrave.
Orari i planifikuar është si vijon:
Më 16 maj 2017 do të themelohet këshilli i lagjes “Dardania I”, me fillim në ora 19:00 (shkolla “Selami Hallaqi”)
Më 17 maj 2017 do të themelohet këshilli i lagjes “Dardania II”, me fillim në ora 19:00 (shkolla “Selami Hallaqi”)
Më 18 maj 2017 do të themelohet këshilli i lagjes në “Kodra e Dëshmorëve”, me fillim në ora 19:00 (shkolla “Sadulla Brestovci)
Më 23 maj 2017 do të themelohet këshilli i lagjes “Qendra”, me fillim në ora 19:00 (shkolla “Musa Zajmi”).
Më 24 maj 2017 do të themelohet këshilli i lagjes “Deremahalla”, më fillim në ora 19:00 (shkolla “Thimi Mitko”)
Më 25 maj 2017 do të themelohet këshilli i lagjes “Iliria”, me fillim në ora 19:00 (shkolla “Abaz Ajeti”)
Më 30 maj 2017 do të themelohet këshilli i lagjes “Arbëria”, me fillim në ora 18:00 (shkolla “Abaz Ajeti”)
Më 31 maj 2017 do të themelohet këshilli i lagjes “Baja”, me fillim në ora 18:00 (shkolla “Rexhep Elmazi”)
Më 1 qershor 2017 do të themelohet këshilli i lagjes “Rruga e Ferizajit”, ora 18:00 (shkolla “Nazmi Hoxha”)
Ndërkaq, më 2 qershor 2017 do të themelohet këshilli i fshatit Dobërçan, ora 18:00 (shkolla “Nazim Hikmet”)