LAJME

Gjilani vlerësohet shembull i bashkëpunimit ndërkomunal rajonal

Gjilan, 15 maj 2018 – Në kuadër të shënimit të Javës së Europës në Gjilan, nën organizimin Qendres Kosovare për Diplomaci dhe Zyrës për Integrime Evropiane, është mbajtur debat me studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” me temen “Bashkëpunimi Ndërkomunal Rajonal”.

Burim Elezi, zyrtar për Integrime Evropiane, ka thënë para studentëve se Gjilani është shembulli më i mirë i bashkëpunimin ndërkomunal rajonal, duke përmendur kështu bashkëpunimet e kësaj komune me Çairin dhe Kumanovën e Maqedonisë.

“Gjilani është shembulli më i mirë i bashkëpuninimit ndërkomunal e ndërkufitar. Si rezultat i qeverisjes së mirë të kryetarit Haziri, Gjilani brenda tre vjetësh ka fituar dy projekte të rëndësishme bashkëpunimi nga Komisioni Europian. Njëri me Komunën e Çairit, përmes të cilit janë mbështetur zejtarët e dyja qyteteve dhe granti tjetër është me Kumanovën për modernizimin e  tregjeve, i cili është në proces”, ka thënë Elezi.

Drejtori i Qendres Kosovare për Diplomaci, Selim Daku, njëherësh profesor universitar, duke folur para studentëve, ka theksuar se bashkëpunimi ndërkomunal është tejet i rëndësishëm në interes dypalësh, duke përgëzuar Komunën e Gjilanit për projektet e realizuar deri tani.

Nga ana e tyre, studentët e Universitetit “Kadri Zeka” kanë interektuar për aspektet e bashkëpunimit ndërkomunal rajonal, duke shfaqur interesimet e tyre për përfitimet në praktikë, e që kanë marrë përgjigje nga Elezi e Daku.

Në fund, zyrtari për Integrime, Burim Elezi, ka theksuar se Gjilani do të vazhdoj të aplikoj në IPA projektet e Komisionit Europian sa i përket bashkëpunimit ndërkufitar, duke ndikuar direkt në përmirësimin e jetës së qytetarëve. ​

You Might Also Like