KRONIKË E ZEZË

Gjuajtje me armë zjarri tek Parku i Gjilanit, dyshohet për një të vrarë

Në buzëmbrëmjen e kësaj të diele një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur tek Parku i Qytetit në Gjilan.

Nuk dihen arsyet se si ka ardhur deri te kjo ngatërresë, sikurse që policia ende nuk është deklaruar në lidhje me rastin, por sipas burimeve jozyrtare një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Për t’a konfirmuar rastin pritet të deklarohet edhe Policia e Kosovës.

You Might Also Like