Futboll

Gjysmëfinalja e volejbollit meshkujt, Drita e Ferizaj, një hap afër finales

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Play-Off KV Drita nga Gjilani në ndeshjen e luajtur në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në sete kundër KV Pejës.

Ekipit gjilanas i duhet edhe një fitore pas një jave, në ndeshjen e dytë për të kaluar në finalen e madhe.

Në ndeshjen tjetër, KV Ferizaj ka arritur një fitore të rëndësishme respektivisht duke prekur me njërën këmbë finalen e madhe të Play-offit, pasi në ndeshjen e parë gjysmëfinale mposhti Skënderbeun, të dielën mbrëma.

Ferizajasit triumfuan me rezultat 3-0 (25:23–25:19–25:23), në palestrën “Bill Klinton”.

Nikoqirët dominuan ndeshjen, me Skënderbeun që tregoi rezistencë të fortë në setin e parë dhe të tretë, por që ishte e pamjaftueshme për ta evituar disfatën.

Ferizaj tash është vetëm një fitore larg finales, ndërsa Skënderbeu do të mundohet të bëjë çmos ta çojë këtë gjysmëfinale edhe në ndeshjen e tretë.

You Might Also Like