Gjilan

Haziri: I mirëpritur arrestimi i pesë personave, përgjegjës për masakrën e Llovcës dhe vrasjen e civilëve në Kokaj, Pogragjë dhe Uglar

Megjithëse shumë i vonuar, është i mirëpritur lajmi për arrestimin e pesë personave nga Prokuroria Speciale e Kosovës, përgjegjës për masakrën e Llovcës dhe vrasjen e civilëve Inatoc (Kokaj), Pogragjë dhe Uglar.
Duket se prokuroria dhe policia e shtetit kanë realizuar këtë aksion, duke u bazuar në të dhënat e Komisionit Komunal të Gjilanit, i cili ishte themeluar pas luftës, duke qenë kujdestar në administrimin, faktimin dhe gjetjet e kohës.
Drejtësi për viktimat e Llovcës, Inatocit (Kokaj), Pogragjës, Uglarit dhe të gjitha viktimat tjera të luftës kudo në Gjilan e Kosovë!

You Might Also Like