Komunikacion

Janë shqiptuar 56 gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë 

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 12.06.2026 – 18.06.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e tridhjetë e katër (1534) gjoba.  

 

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: 

  

  • Hetim i tetë (8) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,      
  • Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me të lënduar, 
  • Shqiptuar pesëdhjetë e gjashtë (56) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë, 
  • Shqiptuar tridhjetë e katër  (34) gjoba për përdorim të telefonit, 
  • Shqiptuar tridhjetë e katër  (34) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta), 
  • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dyzet e gjashtë (46) ngasës. 

 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit në rast aksidenti me dëme të vogla materiale ruani qetësinë, respektoni rregullat dhe bashkëpunoni me njëri-tjetrin, fotografoni vendin e ngjarjes, shkëmbeni të dhënat dhe plotësoni dhe nënshkruani raportin Evropian të aksidenteve.  

 

Mbajeni gjithmonë me vete raportin evropian dhe kontribuoni për trafik më të sigurt për të gjithë! 

You Might Also Like