Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje me FC Prishtina për transferimin me të drejta të plota të futbollistit Hamdi Namani.
Pas një periudhe gjashtëmujore si i huazuar nga klubi kryeqytetas, Namani tashmë bëhet përfundimisht pjesë e familjes kuqe e bardh, duke nënshkruar kontratë që e mban të lidhur me klubin deri në verën e vitit 2028.
Paraqitjet e tij me fanellën e Gjilanit, profesionalizmi dhe përkushtimi në çdo ndeshje kanë bindur klubin që ta finalizojë transferimin e tij, duke e konsideruar një element të rëndësishëm për projektin dhe objektivat e skuadrës në vitet e ardhshme.
Sport Club Gjilani e falënderon FC Prishtinën për bashkëpunimin korrekt në realizimin e këtij transferimi, ndërsa Hamdi Namanit i uron vazhdimësi të sukseseve dhe sa më shumë fitore me fanellën kuqe e bardh.





